PD i kërkoi Prokurorisë të bënte verifikime, Valdrin Pjetri: Do flas pasi të shprehet prokuroria
Kryebashkiaku i Shkodrës, Valdrin Pjetri, i zgjedhur në 30 qershor, ka reaguar sot ndaj akuzave të bëra një ditë më parë nga Partia Demokratike, e cila iu drejtua me një kërkesë Prokurorisë së Përgjithshme që të verifikonte pastërtinë e figurës së tij, pasi sipas PD, Pjetri nuk mund të kandidojë për shkak se ka qenë i ndaluar dhe i dëbuar nga Italia.
Përgjigja e Valdrin Pjetrit në komunikimin telefonik për mediat:
U njoha nepermjet kekreses se Z. Bardhi i cili bazohet dhe firmos mbi “Indicie Publike”.
Sigurisht qe jam shume i hapur mbi cdo verifikim timin por jo mbi “ Indicie Publike”
Askush me mire se Institucioni i Prokurorise se Pergjithshme nuk mund te ktheje pergjigje kerkeses se Z. Bardhi dhe cdo personi tjeter te interesuar apo kurioz.
Pasi institucioni i ngarkuar nga ligji per te kryer verifikimet e kerkuara te kete kthyer zyrtarisht pergjigje, nga ana ime do kete nje prononcim publik mbi kete kerkese te z.Bardhi te bere ne emer te partise demokratike.
DENONCIMI I PD
Ditën ed premte, 2 gusht, përmes një kërkese të firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, PD i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme të verifikojë figurën e Valdrin Pjetrit, pasi sic thuhej ne kerkese, ekzistojnë të dhëna, indicie dhe dëshmi publike se socialisti nuk mund të ushtrojë funksion publik për shkak te ligjit të dekriminalizimit.
“Në vitin 2001-2002, Valdrin Pjetri ka qenë i arrestuar/ndaluar në Itali (ka jetuar në Firence, Itali) dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga autoritetet përgjegjëse italiane. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Valdrin Pjetri nga periudha 2002 – 23.03.2010 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Italisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë”, thuhet ndër të tjera në letrën e Bardhit.
Nëse këto të dhëna publike verifikohen pa vonesë nga Prokuroria, thekson PD, kjo do të thotë se Valdrin Pjetri nuk mund ta marrë detyrën e Kryetarit të Bashkisë së Shkodrës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



