PD i kërkon informacion zyrtar Prokurorisë. Ja 3 kërkesat
Partia Demokratike i kërkon informacion zyrtar Prokurorisë së Dibrës për dosjen 184, të vjedhjes së votave ne kete zone, dosje qe u transferua atje nga Krimet e Rënda pak kohë përpara ngritjes së SPAK.

“Në Qershor 2019, gazeta prestigjioze gjermane Bild, publikoo përgjime, pjesë të kësaj dosje hetimore, ku provohej qartë, jo vetëm veprimtaria kriminale për vjedhjen e zgjedhjeve vendore në Dibër, por edhe fakti se kjo veprimtari ishte e struktuar, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, që drejtohej personalisht nga Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë dhe Damian Gjiknuri, deputet i Kuvendit të Shqipërisë”- thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi për Prokurorinë e Dibrës.
Sipas ligjit, duke qenë në cilësinë e kallëzuesit, PD ka të drejtë të marrë çdo informacion në lidhje me ecurinë e hetimeve, por në leter theksohet fakti se ky informacion mungon. Bazuar mbi të drejtën që i jep ligji, PD i ka drejtuar 3 kërkesa prokurorisë së Dibrës, e cila e mban prej 6 muajsh dosjen 184.
1. Informacion në lidhje me gjendjen e procedimit penal 184/2016
2. Informacion nëse Prokuroria e Dibrës ka shpallur apo jo moskopetencën dhe nëse aktet i kanë kaluar SPAK
3. Njohjen me provat dhe aktet e administruara deri tani.
SHKRESA PER PROKURORINE

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



