PD i përgjigjet Ramës: Ne do të sjellim ndryshimin në Shqipëri
Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për situatën e bllokimit të rrugëve në Shqipëri nga moti i keq dhe reshjet e dëborës.

Në një status në tëitter, PD thotë se Rama nuk ka asnjë zgjidhje për vendin.
“Ndërsa Shqipëria ka ngecur në baltë, proparama nuk e humb mundësine për të bërë asgjë për Shqipërinë. Edi nuk ka asnjë zgjidhje për vendin. Ne do të sjellim ndryshimin në Shqipëri. Më 25 prill Rama do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë”, thuhet në reagimin e Partisë Demokratike.
Më herët Kryeministri Edi Rama ironizoi PD dhe LSI, teksa publikoi një video nga një autostradë e bllokuar në Spanjë. Ndersa shkruante ‘apel për ndihmë nga PD për kripë dhe LSI për fall.’
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



