E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD i përgjigjet Ramës: Të ka  zënë paniku i humbjes
Publik News

PD i përgjigjet Ramës: Të ka zënë paniku i humbjes

Partia Demokratike i është përgjigjur kreu të PS-së Edi Rama. Ky i fundit reagoi sërish sot në lidhje me takimin e Bashës, gjatë ditës së sotme në Korçë, ku kreu i PD-së u prit me entuziazëm nga qytetarët.

Reagim i Partisë Demokratike

I kapur mat në panikun e humbjes, Edi Rama shqetësohet çdo ditë për mikpritjen e shqiptarëve për Lulzim Bashën.

Edi Rama e ka kuptuar që shqiptarët duan ndryshimin dhe askush nuk e ndal dot më këtë.

Humbja e zgjedhjeve e ka bërë nervoz dhe për këtë ai sulmon takimet tona elektorale.

PD është parti që funksionon sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi.

Kërcënimet dhe keqinformimet e Edi Ramës nuk e ndalojnë dot rrugën drejt fitores së Partisë Demokratike.

Në 25 prill Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.