PD kërkesë KQZ-së: Të dorëzohen pamjet filmike të çdo KZAZ-je
Partia Demokratike i ka kërkuar Komisionit Qendor të Zgjedhjeve të dorëzojë një sërë materialesh zgjedhore, pas dyshimeve për manipulime të mëdha të votave.

Në dokumentin që mban firmën e përfaqësuesit ligjor të PD-së Ivi Kaso, PD i kërkon KQZ-së që tëdorëzojë videot nga KZAZ-të dhe QV-të për të verifikuar se çfarë ka ndodhur gjatë procesit të zgjedhjeve dhe numërimit.
Më herët në fjalimin e parë të mbajtur pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve, kreu i PD Lulzim Basha foli për një masakër elektorale dhe manipulim të madh të votave.
“Ata përdorën milionat e koncesioneve të korruptuara,vodhën të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë, përdorën kriminelët dhe bandat, kërcënuan dhe shantazhuan votuesit, administratën, gazetarët dhe median duke e bërë edhe më të madhe masakrën elektorale”, tha Basha në fjalën e mbajtur në selinë blu.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



