PD kërkoi që KQZ-ja të mos regjistrojë partinë e tij, reagon Tom DOSHI: Shpifje dhe akuza të pabaza
Tom Doshi ka reaguar pas thirrjes së Partisë Demokratike që i bëri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkohej që të mos e regjistrojë atë në zgjedhjet e 25 Prillit.
♪Në një noftim zyrtar të PSD thuhet se kandidatët në këtë parti nuk janë subjekt i ligjit të dekriminalizimit. Dhe se të gjitha janë shpifje dhe akuza të pabaza, nga frika e humbjes në në zgjedhjet e 25 Prillit.
“Duke u nisur nga shpifjet dhe akuzat e pabaza, nga frika e humbjes në zgjedhjet e 25 Prillit, sepse Partia Socialdemokrate e Shqipërisë do jetë faktor i rëndësishëm në politikën shqiptare, ju bëjmë me dije se jo vetëm kryetari i PSD-së, Z. Tom Doshi, por edhe të gjithë kandidatët në çdo qark të vendit janë konform ligjit! PSD njeh, respekton Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjet shqiptare!”, thuhet në reagimin zyrtar të PSD-së.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



