E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD kërkon  përsëritjen e zgjedhjet në  9 qarqe
Publik News

PD kërkon përsëritjen e zgjedhjet në 9 qarqe

Partia Demokratike do t’i kërkojë KQZ-së që rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit në 9 qarqe të vendit të shpallet i pavlefshëm dhe të ketë përsëritje të votimit në këto zona.

Kërkesa e PD do t’i dorëzohet Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve brenda kësaj jave, konfirmojnë burime për mediat.

Ankimimi i PD-së në KAS do të shtyjë shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve nga KQZ me disa ditë deri në shqyrtimin e kërkesës

PD kërkon që të ketë rivotim në Shkodër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë.

Sipas partisë më të madhe të opozitës procesi zgjedhor në 25 prill nuk ka qenë i drejtë dhe vullneti i zgjedhësve është deformuar.

Ata akuzojnë mazhorancën se ka përdorur asetet e shtetit për të manipuluar rezultatin.

Disa nga provat që PD do të dorëzojë në KAS janë të dhënat për punësimet në administratë në tre muajt e fundit,  dhënia e dëmshpërblimeve për tërmetin e 26 nëntorit një javë para zgjedhjeve dhe dyfishimi i ndihmës ekonomike.

Ankimimi i PD-së në KAS do të shtyjë shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve nga KQZ me disa ditë deri në shqyrtimin e kërkesës.

Shpallje të pavlefshëm të rezultatit të zgjedhjeve ka kërkuar edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, por vetëm në qarkun e Gjirokastrës./ exit.al/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.