PD kontratë lobuese 40 mijë $ me kompaninë e “afërt” me Trump

Pas skandalit të publikuar nga revista amerikane Mother Jones, e cila hidhte dyshime për lidhjen mes PD-së dhe lobuesve rusë, selia blu ka vendosur të nënshkruajë një kontratë të re lobimi në Shtetet e Bashkuara me një vlerë prej 40 mijë dollarësh.
Kontrata është firmosur më 12 qershor të këtij muaji dhe është kryer me firmën e lobimit “Sonoran Policy Group LCC”, një kompani kjo e njohur për kontaktet e saj me njerëz pranë Presidentit të SHBA-ve Donald Trump.
Kontratën e ka publikuar Top Channel, e cila disponon dhe disa nga faqet e marrëveshjes. Kontrata do të jetë e vlefshme deri në muajin tetor të këtij viti.
Ende nuk dihet se për çfarë e ka nënshkruar një kontratë të tillë PD, pasi intervali nuk përkon me zgjedhjet, ku më të afërtat janë vitin e ardhshëm./Gazeta Express








Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



