E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD-LSI mbledhje e përbashkët: Nuk ka plotësim të kushteve të BE pa u arrestuar…
Lajme

PD-LSI mbledhje e përbashkët: Nuk ka plotësim të kushteve të BE pa u arrestuar…

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kane nisur nga ora 15:00 një mbledhje të përbashkët të grupeve parlamentare. Kryetari i demokrateve, Lulzim Basha u shpreh se kushtet e vendosura nga BE-ja nuk jane plotesuar nga Shqiperia.

“Ne kërkojmë hapjen e negociatave, i kërkojmë gjithë miqve tanë që të ndikojnë në hapjen e negociatave. Pesë kushtet themelore të BE-së janë larg përmbushjes. Nëse ky mbetet një proces i vlerësuar mbi bazën e meritës, Shqipërisë nuk do ti hapen negociatat. Mosha[pja e negociatave do të ndëshkojë shqiptarët e ndershëm, do ndihmojë klikën në pushtet të konsolidojë pushtetin e krimit, të shkatërrojë ekonominë kombëtare duke e kthyer atë në një ekonomi të drogës”, tha Basha.

Sipas tij “Sot ka një faktor dhe një njeri që është i interesuar në moshapjen e negociatave, ai që kërcënon me skenarë rusë e kinezë. Ai nuk jep llogari pse Shqipëria është sot në krye të listës së zezë të krimit të organizuar dhe trafikut të drogës; pse ministri i tij më i suksesshëm, kryetari i PS-së së Tiranës është njeriu i faktuar përmes partnerëve italianë i përfshirë në trafikun e marijuanës dhe armëve, sot nuk del para drejtësisë”.

“Kriteri i parë dhe kryesor lufta kundër krimit dhe drogës jo vetëm që nuk ka njohur progres, por ato përbëjnë kërcënimin numër 1 për sigurinë kombëtare të vendit. Në vend që të vërë para drejtësisë njerëzit e evidentuar në raportet ndërkombëtare, Rama vazhdon ti mbrojë ata. Po bëhet presion i jashtëzakonshëm për të bllokuar hetimin nga Tahirit, si dhe për të mos nisur hetimet për Dakon, Gjiknurin e Sejdinin. Nuk mund të ketë plotësim të kriterit të parë pa arrestuar Sajmir Tahirin”.

“Alket Hyseni duhet të hetohet, për aferën korruptive të vjedhjes së pronave në breg det. Ky është shteti me standardet e dyfishta. Një kryebashkiak arrestohet në mungesë kur është vetëm 20 metra larg gjykatës, por edhe ka pranuar për tu hetuar për të gjitha ato që akuzohet. Po ashtu dhe ne jemi të hapur për hetime të plotë dhe të barabarta. Edi Rama ka gënjyer Bashkimin Evropian dhe më pas janë tërhequr 17 gjyqtar dhe prokurorë, për t2ë mos i kapur vetting. Ne kemi votuar reformës në drejtësisë dhe jemi për zbatimin e plotë të saj. Nuk jemi që të kapet drejtësia nga Taulant Balla me shokë e urdhër të Edi Ramës. Pastrim i iParave t ë Pista është faza me e avancuar e krimit. Shqipëri nuk po konkurron dot as me rajonin, si mund të konkurrosh ku një kontenier me banane ka brenda 180 milion euro. Këtu po punohet nga mëngjesi deri në darkë, për të vjedhur. Nuk ka më investime të huaja. Ekonomia shqiptare do të fytet në një cikël recensioni, i vetëm investimi që ecën në Shqipërinë e Edi Ramës, krimi dhe droga” ka vijuar deklaratën e tij kreu i PD-së, Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.