E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD MERR VENDIMIN: DO JEMI NË KUVEND, RAMA JASHTË
Lajme

PD MERR VENDIMIN: DO JEMI NË KUVEND, RAMA JASHTË

Lulzim Basha, kreu i PD ne mbledhje grupi

Partia Demokratike merr vendimin e papritur pas takimit me Kryetaren e LSI Monika Kryemadhi dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili duke bërë me dije se do të jenë prezentë në seancën plenare të ditës së nesërme për t’u përballur me kryeministrin Edi Rama.

Partia Demokratike në vendimin e saj ka thkesuar se është kryeministri Rama ai i cili duhet të përjashtohej nga parlamenti për fjalorin fyes të cilin përdori ndaj shqiptarëve, referuar “batutës” së kryeministrit për “ngritjen”.

Ndonëse prej ditësh opozita ka paralajmëruar për protesta e ka bërë thirrje për mosbindje civile, mesa duket, është rikthyer te qendrimi i saj i mëparshëm për të qenë pjesë e parlamentit dhe komisioneve parlamentare për ta luftuar Ramën në Kuvend dhe jo në rrugë.

Pritet me shumë interes seanca e ditës së nesërme për të parë se cili do të jetë qendrimi i PD dhe në do ketë përplasje mes tyre e mazhorancës, sikurse ka ndodhur edhe në episode të kaluara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.