PD nxjer videon dhe përball Ramën me fjalët e veta. Salianji: Kllouni kryeministër përdor Covid për karrigen e tij
Ish-deputeti i PD-se, duke e cilesuar sot kryeministrin Rama nje klloun qe po e perdor COVID 19 per karrigen e vet, publikon nje video, ne te cilen duhen qarte kundertheniet e Rames per pandemine qe po mban te pushtuar boten, edhe vendin tone.
Ne video, Rama deklaron ne fillim te marsit se behet fjale vetem per nje grip, dhe jo ashtu sic po flitet, nje epidemi qe do te rrembeje miliona njerez. Nderkohe qe me pas, me 28 mars, po Rama, flet per murtajen qe na ka rene mbi koke e qe rrezikon secilin prej nesh.
Postimi i Salianjit
Dëgjoni Edi Ramën se si i mashtron dhe tallet me qytetarët që sot meritojnë qeverisje të pergjegjshme dhe serioze! Shikoni dhe dëgjoni se si çfarë thotë në një moment e ndryshon tëresisht momentin tjetër për ti shërbyer pushtetit të tij personal duke u sjellë si klloun!
Klloun që ndryshon skenar sa herë i duhet të mbajë fort karrigen. 🤡 që njëherë thotë që koronavirus është grip i zakonshëm dhe pak ditë më pas e quan mortja e shekullit.
Po kujt t’ia thuash këtë?! Kllouni nuk degjon dhe nuk sheh ç’ thotë e bën. 👎
🤡Kllouni e ka mendjen për shfaqje me shpresën se do t’u largojë mendjen shqiptarëve nga hallet dhe do vazhdojë të zhvasë për vete dhe një grup okigarkësh afër tij 👇
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



