E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD nxjerr FOTO-t: Shkumbini vend mbeturinash! Shqipëria e inceneRamës…
Publik News

PD nxjerr FOTO-t: Shkumbini vend mbeturinash! Shqipëria e inceneRamës…

Partia Demokratike ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme me pesë pyetje për Bashkinë e Elbasanit në lidhje me mega-aferën 430 milionë euro të inceneratorëve. 

Koordinatorja për Media dhe Komunikim në PD, Silvi Bardhi në deklaratën e saj nga selia blu, ka theksuar se lumi i Shkumbinit është kthyer në vend mbeturinash.

Deklaratë e Koordinatores për Media dhe Komunikim në PD, Silvi Bardhi

Qeveria Rama mburret me tre inceneratorë: Të Tiranës, Elbasanit, dhe Fierit.
Është një mburrje e kushtueshme, sepse kostoja e tyre ka kapur e kaluar 430 milion eurot. Numërimi vazhdon edhe me 80 mijë euro në ditë për Tiranën, shumë që del nga xhepat e taksapaguesve të kryeqytetit.

Partia Demokratike, prej muajsh, ngulmon me fakte dhe prova, që pasqyrojnë një mega-aferë.

Incenerator nuk ka, si në rastin e Tiranës, dhe inceneratorët nuk punojnë, si në rastin e Elbasanit dhe Fierit.

Por, mos merrni fjalët tona për prova.

Shumë prej jush e shohin gjendjen e mjedisit, të grumbullimit të mbeturinave në rrugët, lagjet dhe qytetet e tyre.

Nëse jeni të pakënaqur, nëse jetoni në një rrugë, lagje apo qytet të papastër, si në Tiranë, Elbasan apo Fier, ka diçka që nuk shkon.

Janë ca pyetje që duhen bërë.

Ajo që nuk shkon është se, në të gjitha rastet, inceneratorët ose nuk janë, ose nuk punojnë dhe nuk djegin asgjë, veç milionave të xhepave të shqiptarëve.

Në të gjitha rastet, taksat tuaja shkojnë diku tjetër nëse nuk shkojnë për grumbullimin, përpunimin apo djegien e mbeturinave, gjë të cilën duhej ta bënin 430 milion eurot e incenerarorëve.

Bashkitë e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës, kanë edhe një hile tjetër për t’i fshehur mbeturinat nga sytë e qytetarëve.

Përdorin shtretërit e lumenjve si vend grumbullim apo vend derdhje hedhurinash.

Kjo është pjesë e papërgjegjshmërisë dhe vjedhjes së dyfishtë. Por edhe e talljes.

Një rast i tillë vjen nga Elbasani dhe lumi Shkumbin që përdoret nga bashkia e këtij qyteti si landfill.

Do të vijojmë me 5 pyetje sot për bashkinë e Elbasanit dhe për SPAK:

 1.   A funksionon inceneratori i Elbasanit?

 2.   Çfarë kapacitetesh ditore përpunon?

 3.   Nëse funksionon, siç pretendon bashkia dhe qeveria, pse mbetjet hidhen në Shkumbin?

 4.   Kur në dimër të fryhet Shkumbini, ku mendon kryetari i Bashkisë se përfundojnë këto mbetje?

 5.   Kush mban përgjegjësi ligjore kur paratë u merren taksapaguesve, mbetjet nuk procesohen, dhe mjedisi i ndotur vazhdon të kërcënojë jetën e banorëve?

Këto janë edhe fotot që pasqyrojnë të vërtetën në terren, në shtratin e Shkumbinit, afër fshatit Shirgjan. Ky është një shqetësim që na e kanë sjellë banorët e zonës.

Këto janë faktet, kjo është Shqipëria e lulëzuar e inceneRamës dhe inceneLlatjas.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.