PD nxjerr shifrat e të infektuarve: Gjendje e rënduar në çdo qyet, shkollat vatra të medha infektimi
Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi teksa tha se situata me infektimet e mësuesve dhe nxënësve është alarmante në çdo qytet të vendit, referuar dhe denoncimeve që vijnë tha ajo në Partinë Demokratike, akuzoi qeverinë se nuk po siguron as kushtet minimale në ambientet ku zhvillohet mësimi.
“Shkollat janë shndërruar në vatra të rrezikshme për përhapjen e virusit” tha ajo.
“Nga raportimet në media dhe informacionet që vijnë në PD janë mijëra mësues dhe nxënës që janë të prekur / karantinuar.
– Shkollat në Tiranë: në dy ditët e fundit janë 280 nxënës, rreth 120 mësues të prekur osë karantinuar.
– Vetëm në Korçë janë mbi 100 mësues të prekur me COVID19
– Vetëm në 3 shkolla në Lezhë janë 20 mësues.
– Në të gjithë vendin janë rreth rreth 600 mësues prekur / karantinuar dhe mbi 1300 nxënës”, tha Vokshi.
DEKLARATA E PLOTË

Ndodhem para Kryeministrisë, sepse, si shumica e shqiptarëve ne konsiderojmë Edi Ramën përgjegjës për situatën e rëndë të pandemisë në vend.
Me keqardhje konstatojmë që vetëm 2 ditën e fundit, të tjerë mësues kanë humbur betejën me virusin COVID 19. Qeveria ende nuk ka marrë asnjë masë reale për mbrojtjen minimale të mësuesve dhe nxënësve në shkolla.
Janë 10 mësues që nga fillimi i vitit shkollor që janë ndarë nga jeta pikërisht për shkak të COVID19, por ata janë trajtuar vetëm si statistika nga qeveria. PD shpreh keqardhjen per humbjen e jetëve të shtrenjta të mësuesve dhe ngushëllon familjet, kolegët e të afërmit.
Situata në shkolla është ALARMANTE dhe jashtë çdo kontrolli. Shkollat janë sot ndër vatrat më të rrezikshme të perhapjes së infeksionit, sepse qeveria nuk do t’ia dijë për shëndetin e nxënësve dhe mësuesve. Ajo që i intereson Edi Ramës është vetem t’i përdorë ata për politikë dhe për pushtet.
Nga raportimet në media dhe informacionet që vijnë në PD janë mijëra mësues dhe nxënës që janë të prekur / karantinuar.
– [ ] Shkollat në Tiranë: në dy ditët e fundit janë 280 nxënës, rreth 120 mësues të prekur osë karantinuar.
– [ ] Vetëm në Korçë janë mbi 100 mësues të prekur me COVID19
– [ ] Vetëm në 3 shkolla në Lezhë janë 20 mësues.
– [ ] Në të gjithë vendin janë rreth rreth 600 mësues prekur / karantinuar dhe mbi 1300 nxënës
Denoncimet janë të përditshme nga çdo shkollë e vendit. Mësues dhe prindër që kërkojnë mbështetje dhe ndihmë.
Qeveria ka vendosur të mbyllë veshët dhe të mos i dëgjojë lutjet e tyre, pasi mësuesit dhe nxënësit i duhen vetëm për dekorin e propagandës së Edi Ramës.
Qeveria i ka braktisur e lënë në mëshirë të fatit, pa testime, pa maska, pa dezinfektant, pa ujë, pa kushte higjeno sanitare, duke i shfrytëzuar si skllevër me dyfishin e ngarkesës që nuk u paguhet kurrë.
Humbjet e jetës mund të ishin shmangur, nëse Qeveria do rë reaguar në kohën e duhur dhe do të kishte zbatuar planin e propozuar nga PD.
Kryeministri në ikje po jep dhjetëra miliona euro për projekte korrupsioni, siç është ai i Teatrit me kulla, por nuk jep asnjë qindarkë për të rritur sigurinë në shkolla apo për të ndihmuar mësuesit e prekur nga virusi i rrezikshëm.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



