PD publikon fotot: Agim TOTO dhe Jorgo KAJMAKU , i arrestuari në Greqi, janë i njëjti person
Partia Demokratike ka publikuar sot dokumente të reja me fotografi, për të hedhur poshtë alibinë e kryeministrit Edi Rama se kryebashkiaku i emëruar në Vorë, Agim Kajmaku, nuk është i arrestuari në Greqi Jorgo Toto.

Ish-deputeti Gent Strazimiri ka shfaqur para medias dokumentat e mëposhtme me emra të ndryshëm, por me të njëjtën fotografi, që dëshmojnë se bëhet fjalë për të njejtin person, i cili nuk largohet nga politika edhe pas këtij demaskimi, sepse e mbron Edi Rama. “Edi Rama e mbron sepse ai është përfaqësuesi ideal i modelit kriminal të qeverisjes së tij,” tha Strazimiri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



