PD publikon shkeljet e gjetura: Koncesioni i është dhënë “Albtek Energy” me “negocim pa shpallje” dhe pa leje mjedisore
Partia Demokratike ka bërë një rezyme përmbledhëse të seancës së tretë të marrjes në pyetje të dëshmitarëve në Komisionin Hetimor të inceneratorëve.

Përmes një postimi në facebook, PD thekson se komisioni vërtoi shkeljet e procedurave për dhënien e koncesionit, me “negocim pa shpallje”, duke ia dhënë kompanive që nuk kanë asnjë eksperiencë në fushën e incenerimit, si dhe pa patur një leje mjedisore.
REAGIMI I PLOTË
Komisioni Hetimor për aferën e inceneratorëve çdo ditë po zbardh arsyet pse Edi Rama nuk mund të lajë duart nga përgjegjësia për vjedhjen prej 430 milionë euroshe, duke u’a hedhur fajin vetëm minsitrateve, të cilët shumë shpejt do përballen me drejtësinë.
Ja çfarë u vërtetua në seancën e tretë:
Në Agjesinë e Prokurimeve Publike nuk ekziston asnjë procedurë koncesioni për inceneratorin e Elbasanit;
APP ka njoftuar Engjëll Agaçin se procedura për inceneratorin e Elbasanit nuk ishte ligjore. Agaçi përgatiti VKM-në dhe kaloi mbështetjen financiare;
Koncesioni i inceneratorit të Elbasanit i është dhënë “Albtek Energy” me “negocim pa shpallje”, procedurë që ligji nuk e parashikon;
Arben Ahmetaj jep miratimin për t’i dhënë kompanisë “Albtek Energy” koncesionin/PPP me “negocim pa shpallje” një procedurë që është në kundërshtim me ligjin;
Të tre inceneratorët nuk kanë pasur leje mjedisore;
Koncesoni i’u dha një kompanie që nuk ka asnjë ditë eksperiencë në fushën e incenerimit.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



