E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD  reagon pasi Rama emëroi drejtuesit e qarqeve: Me të njejtët hajdutë kërkon të vjedhë Shqipërinë për herë të tretë
Publik News

PD reagon pasi Rama emëroi drejtuesit e qarqeve: Me të njejtët hajdutë kërkon të vjedhë Shqipërinë për herë të tretë

Kryeministri Edi Rama mblodhi ditën e sotme në Elbasan Grupin Parlamentar të PS, ku emëroi drejtuesit e rinj të qarqeve dhe ndau detyrat përkatëse, në prag të sezonit të ri parlamentar, dhe së shpejti zgjedhjeve të reja në pranverën e 2021.

Ndërkaq, ka reaguar dhe Partia Demokratike, e cila përmes Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi, thotë se nuk ka asgjë të re nga Edi Rama.

Me anë të një shënimi në facebook, Bardhi thotë se kreu i qeverisë po kërkon që me të njejtët hajdutë, ta vjedhë Shqipërinë për të tretën herë. Sipas PD, të gjithë të emëruarit e rinj në qarqet përkatëse, e kanë nga një “cen në biografi”.

Reagimi i Gazment Bardhit

Asgjë e re nga fronti i Edi Ramës: Me të njëjtën tufë hajdutësh kërkon të vjedhë Shqipërinë për herë të tretë.

Me të njëjtët njerëz, me të njëjtin model për të vjedhur.

Në Shkodër Ilir Beqjen, kryehajdutin e shëndetësisë së munguar për shqiptarët.

Në Tiranë, Elisën 5 milionë Euro, simbolin e korrupsionit në dogana dhe Veliajn e lavatriçes së pastrimit të parave, inceneratorëve, dhe vrasësit të Teatrit Kombëtar.

Në Lezhë, Linditën e arsimit që s’di këndim, që vulosi ligjin e arsimit të lartë për të falimentuar universitetet publike dhe iku me turp pas protestave të studentëve në gjithë vendin.

Në Elbasan, Taulant Ballën, garantin e banditëve, kumbarin e Toyota Yarisit dhe shokun e mafiozit Edmond Begos.

Në Vlorë, Damian Gjiknurin e dosjes së blerjes së votave dhe shitjes së unazës së re 20 milion euro/km, Tërmeti i votave të mafias mbi zgjedhjet.

Në Korçë, Niko Peleshin e shkarkuar për korrupsion, rrënuesin e Bujqësisë dhe kalbëzuesin e prodhimeve në ara.

Në Dibër, Olta Xhaçka, hajduten e tenderave të ushqimeve të familjeve në nevojë gjatë pandemisë.

Safet Gjicin që për tenderat e rilindjes konkurron me Safet Gjicin.

Rama, koka e korrupsionit 8 vjeçar kërkon me hajdutët e vjetër mandat të tretë.

Është i pashpresë! Bandës i ka ardhur fundi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.