E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD: Shumica votoi kundër përçarjes dhe krijimit të strukturave paralele
Lajme

PD: Shumica votoi kundër përçarjes dhe krijimit të strukturave paralele

Këshilli Kombëtar i PD shkarkoi sot nga funksionet disa anëtarë të kësaj partie që dolën në mbështetje të Sali Berishës. 

Në një reagim pas shkarkimit me votim të fshehtë, PD thotë se  ky vendim u mor për moszbatim të vendimit të kryesisë në lidhje me Kuvendin e datës 18 Dhjetor.

Partia Demokratike thotë se shumica sot votoi kundër përçarjes dhe krijimit të strukturave paralele, ndërsa thekson se u rrëzuan akuzat e Sali Berishës për mungesë të kuorumit.

“Partia Demokratike bëri publik emrat e 257 anëtarëve të Këshillit Kombëtar që morën pjesë në votimin për shkarkimin e Kryetarit të këtij Këshillit, disa anëtarëve të kryesisë dhe disa sekretarëve për moszbatim të vendimit të kryesisë në lidhje me Kuvendin e datës 18 Dhjetor. Transparenca në praninë e mediave, ndryshe nga tubimi i djeshëm, rrëzon akuzat e pabaza zotit Berisha për mungesë kuorumi. Mediat, përfshi edhe ato pranë zotit Berisha, ishin dëshmitarë të votimit të shumicës absolute të Këshillit Kombëtar kundër përçarjes dhe krijimit të strukturave paralele në emër të demokratëve”, thotë Partia Demokratike.

PO KUSH U SHKARKUA ?

Me propozim të Kryesisë, sot Këshilli Kombetar shkarkoi, Edi Paloken që ishte kryetari i këtij institucioni në PD dhe disa anetare te tjere te kryesise. Votimi ishte i fshehtë dhe në të morën pjesë 257 anëtarë të Këshillit Kombëtar. 251 votuan pro shkarkimit, 4 kundër dhe 2 fletë votimi të pavlefshme.

U shkarkuan:

Kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka

Anëtarëve të kryesisë:

Flamur Noka

Aldo Bumçi

Gent Strazimiri

Albana Vokshi

Oerd Bylybashi

Si dhe sekretarëve:

Ervin Minarolli

Ivi Kaso

Belind Kelliçi

Ledina Mandia

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.