E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD zbulon emrin: Demokratët e braktisën Berishën që donte gjakderdhje
Lajme

PD zbulon emrin: Demokratët e braktisën Berishën që donte gjakderdhje

Partia Demokratike vazhdon të denoncojë dhunën që ndodhi në 8 janar nga protesta e Sali Berishës para selisë blu.

Në një reagim thuhet se sulmi kundër PD u bë nga të inkriminuarit, duke bërë publik edhe një nga emrat.

Bëhet fjalë për shtetasin, Selman Krasniqi, i cili rezulton me precedent penal në fushën prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake.

“Çdo ditë po behët më e qartë se sulmi kundër Partisë Demokratike nga individë me rekorde kriminale dhe pa asnjë lidhje me demokratët, e urdhëruar, e organizuar dhe e nxitur nga Sali Berisha për interesat e tij personale. Berisha nuk është më pjesë e Partisë Demokratike sepse u braktis nga shumica dërrmuese e demokratëve në përpjekjen e tij kriminale për të shkaktuar gjakderdhje mes tyre. Demokratët refuzuan dhunën dhe zgjodhën të ardhmen”, thuhet në reagimin e Partisë Demokratike.

Në një reagim me heret  PD theksoi se dhuna ka qenë e organizuar dhe e planifikuar nga Sali Berisha, përmes një grupi mercenarësh të udhëhequr nga Flamur Noka, me qëllim goditjen e demokratëve, të cilët ishin brenda selisë.

Por sipas PD, përpjekjet kriminale për të përplasur demokratët me njëri tjetrin dështuan dhe nga rrënojat e së shkuarës, tashmë do të ngrihet një PD europiane dhe modern.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.