E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Peleshi flet për zjarrin masiv në Porto Palermo: Helikopteri Cougar dhe 40 efektivë, në luftë me flakët
Lajme

Peleshi flet për zjarrin masiv në Porto Palermo: Helikopteri Cougar dhe 40 efektivë, në luftë me flakët

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar për vatrën e zjarrit masiv në Porto Palermo, e cila vijon të jetë aktive.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Peleshi bën të ditur se mbrëmjen e djeshme u ndërhy me helikopterin Cougar për shkak të terrenit të vështirë.

Ministri deklaron se ky helikopter është rikthyer sërish në këtë zonë mëngjesin e kesaj të shtune, ndërsa në terren janë angazhuar edhe 40 efektivë të Batalionit të tretë të Këmbësorisë.

Zjarri masiv në Porto Palermo/ Peleshi: Helikopteri Cougar dhe 40

“40 efektivë të Batalionit të tretë të Këmbësorisë nga Forca Tokësore janë angazhuar sot për shuarjen e zjarrit masiv në Porto Palermo. Mbrëmjen e djeshme u ndërhy edhe me helikopterin Cougar, i cili është rikthyer edhe sot në mëngjes në zonë. Puna është e vështirë për shkak të terrenit, ku është përhapur zjarri.

Përpara ligjit çdokush që ndez zjarre, çdokush që nuk njofton dhe padashje apo me dashje bëhet bashkëpunëtor.

Do bëjmë të pamundurën për të ruajtur pasurinë tonë kombëtare!”, thekson ai.

Zjarri masiv në Porto Palermo/ Peleshi: Helikopteri Cougar dhe 40
Zjarri masiv në Porto Palermo/ Peleshi: Helikopteri Cougar dhe 40
Zjarri masiv në Porto Palermo/ Peleshi: Helikopteri Cougar dhe 40
Zjarri masiv në Porto Palermo/ Peleshi: Helikopteri Cougar dhe 40
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.