Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, vijon me abuzimet në tendera, ai ka fiksuar disa firma të caktuara dhe iu fal çdo muaj nga një tender.
Kështu ka ndodhur edhe me firmën “LIQENI VII” sh.a, e cila në muajt e fundit firmos çdo herë nga një kontratë me ministrin.
Rasti më i fundit është për tenderin me objekt “Blerje materiale për mirëmbajtjen e përgjithshme të infrastrukturës”. Për të cilin është vënë në dispozicion fondi me vlerë 644 milionë lekë, shpenzim marramendëse për disa vegla pune.
Për këtë tender kanë shfaqur interes 6 firma, të cilat kanë paraqitur oferta të shtrenjta, jo më poshtë sa 90% e fondit limit. Që këtu nisin abuzimet, sepse ligji kërkon që të merren në konsideratë ofertat më të lira, por Peleshi bënë pazare me vlera të larta.

Kështu, duke përjashtuar nga gara pesë ofertat e tjera, ai e ka dërguar kontratën menjëherë në dorën e firmës “LIQENI VII” sh.a, e cila kishte ofertën me vlerën 500 milionë lekë, sa 90% e fondit limit.
Por, Peleshi as nuk lodhur të shqyrtojë vlerat e ofertave apo dokumentet e tyre, ai e kishte taksur këtë tender për Ramazan Kalian. Sepse edhe një vit më parë, për të njëjtin shërbim i fali 800 milionë lekë pa garë. Historia po përsëritet, abuzimet shtohen dhe masa nuk merren.
Ndërkohë, fakt tjetër që bie në sy dhe që duhet të bëhet shkas që SPAK të kryej kontroll në Ministrinë e Mbrojtjes është që edhe një muaj më parë Peleshi i xhiro një tufë me para Kalias në arkën e tij.
Bëhet fjalë për tenderin me objekt Ndërtim grup depo për administrimin e pajisjeve dhe akomodimin e kompanisë së II-të, të kërkim – shpëtimit, në pronën nr. 86, Ferraj, Tiranë”. Të cilin JOQ Albania e denoncoi dhe ka treguar se si edhe ky tender u dha pa garë tek firma LIQENI VII” sh.a.Është e qartë që në çdo muaj, edhe nëse s’ka raste, Peleshi do të shpikë nga një tender për firmën e Ramazan Kalias.
