Peleshi nuk komenton mungesën e energjisë elektrike në uzinë: Dyshojmë për spiunazh
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në një deklaratë për media nga QSUT, ku vizitoi 2 ushtarakët e lënduar një ditë më parë tha se janë të gjitha kushtet për të dyshuar se në sulmin e ndodhur në Gramsh për të dyshuar për spiunazh.
Peleshi tha se ngjarja duhet vlerësuar me kujdes në kontekstin rajonal dhe gjeopolitik, nisur nga situata e sotme në botë dhe pozicioni i Rusisë.
Sipas tij, fakti që është reaguar dhunshëm ndaj një ushtaraku që ruante një objekt ushtarak do ta bëjë ngjarjen të ndiqet dhe hetohet me seriozitet.
Peleshi foli me fjalë të përgjithshme dhe nuk komentoi konkretisht se pse uzina ishte pa energji elektrike prej kohësh
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



