Pelinci: Rusia do të më eleminojë, po përdor dronë kundër meje
Pëllumb Pelinci ka hedhur akuza të forta, duke deklaruar se ka një plan për eleminimin e tij fizik nga një celulë ukraino-ruse, e cila sipas tij financohet nga George Sorosi dhe ka mbështetjen e qeverisë shqiptare.
Në një postim publik, Pelinci thekson se gjatë vizitës së Presidentit Putin në Hungari, u vërejt një aktivitet i pazakontë i një skuadriljeje dronësh ushtarakë të tipave Sokol Altius, Orlan-10 dhe Kronshtadt Orion, që patrullojnë mbi territorin shqiptar. Ai pretendon se informacionet janë siguruar nga burime të inteligjencës ushtarake amerikane (INSCOM), të cilat e kanë paralajmëruar se qëllimi i këtyre dronëve është eliminimi i tij.
Pëlumbi Pelinci thotë se kjo skemë është pjesë e një sulmi të koordinuar nga falanga të rrezikshme që nuk njohin atdhe, dhe i lidh kërcënimet me ashpërsimin e tonit politik ndërkombëtar, duke përmendur edhe Presidentin Donald Trump dhe aktivistin George Soros.
Ai shprehet se pavarësisht kërcënimeve dhe rrezikut, ndihet i mbrojtur nga flota e gjashtë amerikane e dislokuar në Mesdhe, përfshirë edhe destrojerin USS Carney, dhe se nuk do të ndalet në misionin e tij për të rrëzuar qeverinë Rama.
Në fund të mesazhit, Pelinci apelon për mbështetje nga qytetarët, duke deklaruar: “Unë jam këtu! Me Ju e për Ju! Juaji, Pelinci.”
Derisa deklaratat e Pelincit janë të ashpra dhe me implikime serioze, ato nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet shqiptare apo të huaja. Nuk ka ende përgjigje nga institucionet përkatëse lidhur me pretendimet për dronët apo celulën e përmendur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



