Për çfarë ka nevojë Shqipëria në këto momente të vështira historike
Shqiperia ka nevojë per një gjeneral shqiptar të vertetë që të udheheqë popullin në refuzim masiv dhe t’u hedhë prangat në duart e të gjithë hajduteve politikë ortakë në shkerdhatokracinë 27 vjecare të pluralizmit politik në Shqiperi. Shqiperia ka nevojë per një dallgë popullore të paqtë që të derdhet në revoltë dhe të trondisë me themel pushtetin e zullumqareve kleptokratë e hajdutë pa asnjë dallim ngjyre politike, krahine, ideje apo feje. Shqiperia ka nevojë per një grup njerezish elita idealiste Shqiperidashese që të orientojnë masen e shendetshme dhe të pakapur popullore drejt refuzimit te kastes, të aftë, të vetedijshem dhe të guximshem per t’u perballur me rreziqet që i kanosen, duke mos kursyer as jeten e tyre per Shqiperinë. Të gjitha qendrimet e tjera fejsbukiste apo partiake që i bejnë fresk ketij apo atij politikani, kesaj apo asaj partie janë qoka personale të secilit per të gjetur ndonjë hapesirë per t’u berë pjesë e lojes apo per të kapur ndonjë kockë majtas apo djathtas. Kaq është loja dhe me respektin me te madh per interesat e secilit, kapni çfare te mundeni, rruani, rrembeni, ndiqni skemen e parisë, por ju lutem mos na e fyeni intelegjencen dhe te na e vini ate në lojë!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




