“Për Danielin u dha urdhër që…”/ Banorët e Unazës së Re protestë para gjykatës
Me thirrje në kor “lironi djemtë tanë”, banorë të Unazës së Re, kanë nisur protestën para Gjykatës së Tiranës.
Të pranishëm në protestë ishin edhe deputetë të opozitës.
Ndërkohë, në gjykatë, ka nisur ka edhe seanca dhënia e masave të sigurisë, të personave të arrestuar pas protestës së dhunshme së të enjtes para parlamentit.

Protestuesit për të cilët prokuroria ka kërkuar arrest me burg janë; Fluturim Goleci, Ruzhdi Daci, Marsel Velillari, Dorjan Protoduari, Amarildo Sinanaj dhe Shpati Bilbilaj. Ndërsa organi i akuzës ka kërkuar për 5 të tjerë detyrim paraqitje: Erald Muçaj, Ali Nalic, Lulzim Dozhlanin, Alban Ahmetcenaj, Xhavit Gjata si edhe Lulzim Dozhlani.

Të arrestuarit akuzohen për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”, e kryer në bashkëpunim.
Nga protesta u plagosën 15 efektivë dhe 3 protestues, bën me dije burime zyrtare nga Policia. Mes efektivëve të plagosur është edhe Ina Nuka, e cila humbi 2 gishta.
Ndërkohë, nga opozita dhe banorët e Unazës së Re, është pretenduar se nga protestuesit, janë plagosur nga policia më shumë se 3 persona, por që nuk janë paraqitur në spital nga frika se mos arrestoheshin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



