Për më shumë se 3 orë Prokuroria po mbledh prova nga protesta e dhunshme e organizuar nga Berisha. Basha pritet të dalë për mediat
Per gati tre orë ambientet e selisë së PD janë të rrethuara nga policia dhe në vendin e ngjarjes, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë po kryhen veprime procedurale.
Në selinë e Partisë Demokratike po këqyret çdo ambient ku u zhvillua protesta e organizuar nga Berisha që degradoi në përdorimin e dhunës. Prokuroria po mbledh çdo provë të paligjshmërisë që karakterizoi ngjarjen e dhunshme.
Janë sekuestruar të gjitha provat, në funksion të hetimit. Kujtojmë që për protestën e sotme para selisë së PD të organizuar nga Berisha janë shoqëruar në polici 20 persona. Ndërkohë kreu i PD-së, Lulzim Basha pritet të ketë një komunikim me gazetarët. Nga ana tjetër edhe Sali Berisha ka njoftuar një konferencë në orën 18:00.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



