E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Për tregetarët e lirisë së shprehjes
OP-ED

Për tregetarët e lirisë së shprehjes

Pas një opinioni që ndava dje me miqtë e mi në FB, u bënë disa komente në media.

Dikush më quajti “avokat i qeverisë” sepse kritikova Presidentin për një letër që i shkroi zotit Trump! Pavarësisht se në atë opinion zbulova një mashtrim të qeverisë me FBI, prap paskësha qenë avokat i saj!

Pavarësisht se jam ndër kritizerët më solid të Rilindjes edhe kur shërbeva në qeveri, prap qenkësha avokat i qeverisë?!

Pavarësisht se edhe për votimin ne OKB e kisha kritikur Rilindjen e madje e kritikova se ai votim ishte njësoj si në kohën e Enverit. Prap jam avokat i qeverisë!

Gallatë apo jo?!

Më vjen të qeshur me thënë të drejtën. Jam i bindur se edhe vete Presidenti është i bindur se letra ishte e nxituar. Ashtu sic jam i bindur se nuk ka asnjë diplomat karriere që ta jetë dakortësuar me atë vendim!

Po edhe mos qoftë kështu, punë e madhe! Analiza ime është e imja!

Por njerezit e klisheve mediatikë i shohin njerezit si pjesë grupesh e klanesh.

Si tja bejm ne që mendojmë e do themi gjerat sic i mendojmë?!

Vështirë, duket! Por do vazhdoj të mendoj pa e tregëtuar lirinë për tu shprehur!

Në daç ta besojnë e në daç jo! Mua aq më bën!

Tani shendet e gëzuar për këtë vit!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.