E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përdhunimi i 15 vjeçares në Kamëz, Meta mbështet protestën: I bëj thirrje drejtësisë të nxjerrë përgjegjësit për rastin e abuzimit
Publik News

Përdhunimi i 15 vjeçares në Kamëz, Meta mbështet protestën: I bëj thirrje drejtësisë të nxjerrë përgjegjësit për rastin e abuzimit

Presidenti Ilir Meta, ka mbështetur protestën që u zhvillua dje “Kundër fëmijërisë së vjedhur”, pas përdhunimit të 15 vjeçares në Kamëz.

“Vlerësoj dhe e përshëndes reagimin e djeshëm qytetar në protestën marshim të organizuar dje në Tiranë, dhe do t’i mbështes e inkurajoj gjithmonë të gjitha nismat kundër çdo forme dhune dhe abuzivizmi”, shkruan Meta në reagimin e tij në “facebook”.

Sipas tij “në një shoqëri demokratike dhe sociale, nuk mund të ketë evolucion pa inkurajuar përpjekjet për fuqizimin e rolit të grave dhe vajzave, veçanërisht pa përmbushur detyrimet për mbrojtjen e të drejtave të tyre”.

Kreu i shtetit gjithashtu kërkon nga institucionet arsimore të jenë më të vëmendshme në parandalimin dhe denoncimin e këtyre rasteve tronditëse. Sakaq Meta i bën thirrje drejtësisë të mos vonojë në nxjerrjen e përgjegjësive për rastin e abuzimit të 15-vjeçares. “I bëj  thirrje drejtësisë të mos vonojë në nxjerrjen e përgjegjësive për rastin e abuzimit të 15-vjeçares në Babrru, dhe nxis institucionet arsimore të jenë më të vëmendshme në parandalimin dhe denoncimin e këtyre rasteve tronditëse”, shton ai.

POSTIMI i Metës: Kur çdo formë dhune tolerohet, justifikohet dhe nuk ndëshkohet nga shteti, atëhere dhuna kthehet në sistem!

Vlerësoj dhe e përshëndes reagimin e djeshëm qytetar në protestën marshim të organizuar dje në Tiranë, dhe do t’i mbështes e inkurajoj gjithmonë të gjitha nismat kundër çdo forme dhune dhe abuzivizmi.

Një shoqëri demokratike dhe sociale, nuk mund të ketë evolucion pa inkurajuar përpjekjet për fuqizimin e rolit të grave dhe vajzave, veçanërisht pa përmbushur detyrimet për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

I bëj thirrje drejtësisë të mos vonojë në nxjerrjen e përgjegjësive për rastin e abuzimit të 15-vjeçares në Babrru, dhe nxis institucionet arsimore të jenë më të vëmendshme në parandalimin dhe denoncimin e këtyre rasteve tronditëse.

Një shoqëri si e jona, që familjen dhe vlerat e saj i vlerëson të shenjta, duhet të ngrihet e gjitha në këmbë për mbrojtjen e tyre!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.