Përfituan troje me dokumente të falsifikuara, shpallen në kërkim dy biznesmenët në Sarandë
Në vijim të operacionit të djeshëm në Sarandë ku u arrestuan shefi i Urbanistikës në bashkinë e qytetit, si dhe juristja e ASHK-së, këtë të enjte janë shpallur ne kërkim dy biznesmenët Behar dhe Bedri Mucobega, përkatësisht 40 dhe 51-vjeç.
I pari akuzohet për “falsifikim dokumentesh” dhe i dyti për “pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Policia vazhdon kërkimet për kapjen e këtyre shtetasve.
Ata akuzohet si përfitues te trojeve përmes dokumenteve të falsifikuara.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



