E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përfshihet nga flakët makina në Tiranë
Lajme

Përfshihet nga flakët makina në Tiranë

Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të premteje në Tiranë, duke shkaktuar alarm tek qytetarët që ndodheshin pranë zonës. Ngjarja është regjistruar në segmentin rrugor që lidh rrethrrotullimin e Saukut me Unazën e Re, një prej akseve më të frekuentuara të kryeqytetit.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë makinën tërësisht të përfshirë nga zjarri, ndërsa flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në mjet. Menjëherë pas sinjalizimit, në zonë kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së zjarrit në automjete apo objekte të tjera përreth.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta. Autoritetet po vijojnë verifikimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.