E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përfshihet nga flakët qendra shëndetësore në Sukth
Flash

Përfshihet nga flakët qendra shëndetësore në Sukth

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e sotme qytetin e Sukthit, ku është djegur qendra shëndetësore e Vardadhës, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.

Sipas informacioneve të para, fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Autoritetet bëjnë me dije se vatra e zjarrit ka nisur fillimisht në banesën ngjitur me qendrën shëndetësore, përpara se të përhapej në ambientet e saj. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet që çuan në rënien e zjarrit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në zhvillim.

Forcat e zjarrfikësve kanë ndërhyrë menjëherë, duke arritur të lokalizojnë flakët dhe të parandalojnë përhapjen e tyre në banesat e tjera përreth.

Policia e Sukthit ka nisur hetimet për të identifikuar shkakun e zjarrit dhe po mbledh dëshmi në vendngjarje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.