E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përfundimisht nuk janë më aleatë PD-LSI, demokratët nuk i quajnë më pjesë të opozitës
Publik News

Përfundimisht nuk janë më aleatë PD-LSI, demokratët nuk i quajnë më pjesë të opozitës

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim duket se kanë prishur çdo urë komunikimi, teksa gjatë seancës së sotme demokratët nuk e konsideruan ish-aleaten as si pjesë të opozitës.

Në fillim të seancës, Partia Socialistë i ka bërë thirrje demokratëve që të rishikojnë numrat e anëtarëve të saj në komisionet parlamentare në mënyrë të dhe LSI të përfaqësohet në to. LSI ka paraqitur sot kërkesat e tre deputetëve të saj për t’u bërë pjesë e tre komisioneve, por kjo sipas demokratëve është tentativë për të kufizuar përfaqësimin e opozitës.

Sipas Ballës, PD duhet të korrigjojë gabimin me shpërndarjen e deputetëve të sajë, duke i lënë hapësira LSI-së dhe PSD-së. Por nënkryetari i Kuvendit, Enkelejd Alibeaj ka theksuar se Partia Demokratike i ka paraqitur propozimet e saj, ndaj ka kërkuar që PS të merret vesh me LSI-në dhe PSD-së, duke thumbuar se “kjo është çështje nëse s’ju s’gjeni gjuhën e përbashkët”. “Një nga kërkesat që kishim dje, ishte që programi i qeverisë, ai që do diskutohet sot, që është i panjohur për deputetët, do të duhet të kishte një minimum kohe sa të njiheshin deputetët. Sa i përket kërkesës për përbërjen e komisioneve, kemi paraqitur kërkesën dje.

Është bërë shpërndarja e deputetëve. Nëse keni dëshirë për të kufizuar anëtarësinë e opozitës, për t’i hequr numrat e opozitës, kjo është çështje që nuk ka për të ecur. Deputetët tanë janë këta, janë të shpërndarë në komisionet përkatëse. Është çështje tjetër nëse nuk gjeni gjuhën e përbashkët me njeri-tjetrin. Ne kemi paraqitur kërkesën. Mos i bini në qafë opozitës”, tha Alibeaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.