Përfundon ekspertiza mjeko-ligjore për Laer Kurtin/ Sot pasdite përcillet në banesën e fundit
E vërteta e vdekjes ende mister
32-vjeçari Laer Kurti që vdiq në duart e policisë sot pasdite do të dërgohet në banesën e fundit.
Familjarët e të riut kanë tërhequr trupin e tij të pajetë nga morgu, ndërsa autoritetet ende nuk kanë dhënë një deklaratë për të përcaktuar shkakun e vërtetë të vdekjes.
Trupi i pajetë i Laerit është transportuar drejt një agjencie funerale, ku do të përgatitet për ceremoninë mortore që do të mbahet sot në orën 16:00.
I riu mësohet se ka ndërruar jetë pak para mesnate kur i riu ishte duke lëvizur në rrugën “Riza Cuka” në këmbë i vetëm dhe i arrestuar nga policia po shoqërohej në komisariat.
Ngjarja bëhet e mistershme për shkak të deklaratave të AMP dhe Traumës që bien ndesh me njëra-tjetrën.
AMP deklaron se Kurti është nisur rëndë me urgjencë dhe ka ndërruar jetë në spital, teksa trauma jep versionin e saj duke thënë se i riu ka shkuar pa shenja jete në spital.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



