E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përfundon në Prokurori kryebashkiaku i Vau i Dejës, Mark Babani
Lajme

Përfundon në Prokurori kryebashkiaku i Vau i Dejës, Mark Babani

Abuzime me subvencionet

Drejtoresha e AZHBR, Eranda Selmanaj dhe kreu i bashkisë Vau Dejës, Mark Babani, u kallëzuan në prokurori për ndjekje penale nga fermerët e kësaj bashkie nën dyshimin se kanë abuzuar me subvencionet e naftës në bujqësi. Fermerët pretendojnë se kreu i bashkisë dhe drejtuesit e AZHBR u kanë dhënë naftë falas punonjësve të administratës, militantëve të PS apo personave që nuk jetojnë në Shqipëri. 

Fermerët e bashkisë së Vaut të Dejës kanë kallëzuar në Prokurorinë e Shkodrës kreun e bashkisë Mark Babani si dhe drejtoreshën e AZHBR, Eranda Selmanaj, për shkak të dyshimeve për abuzim me subvencionet e naftës në bujqësi.

Sipas fermerëve të Vaut të Dejës, kryetari i bashkisë Mark Babani së bashku me përfaqësues të Drejtorisë së Bujqësisë, kanë abuzuar me subvencionet e fermerëve, duke favorizuar persona të cilët nuk kanë lidhje me bujqësinë.

Ndërkohë, fermerët akuzuan Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural se nuk ka publikuar listat me emrat e fermerëve që kanë përfituar subvencione në bujqësi.

Fermerët kanë dyshime se janë forviruzar militant të partisë Socialiste apo dhe punonjës të administratës, të cilët dyshohet se kanë përfituar fonde nga AZHBR, pa pasur toka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.