E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përfundon numërimi i votave në Turqi, Erdogan do të jetë presidenti i vendit për 5 vitet e ardhshme
Bota

Përfundon numërimi i votave në Turqi, Erdogan do të jetë presidenti i vendit për 5 vitet e ardhshme

Rexhep Tajip Erdogan rizgjidhet president i Turqisë për 5 vitet e ardhshme, pas numërimit të plotë të votave.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave ai arriti të merrte 51.4 % të votave, kundrejt kandidatit të opozitës, Kemal Kilicdaroglu, i cili ka arritur të marrë 48.6 % të votave.

Ditën e sotme u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, pasi në zgjedhjet e 14 majit, asnjëri prej kandidatëve nuk arriti të siguronte shumicën e nevojshme me mbi 50 % të votave për t’u zgjedhur president.

Kujtojmë se turqit votuan edhe për Asamblenë Kombëtare në raundin e parë më 14 maj. Partia e Erdoganit ka një shumicë komode në organin prej 600 vendesh.

Vendet ndahen si më poshtë:

323 për nacionalistët AKP dhe MHP të Erdoganit

212 për Republikanët (CHP) dhe Partia e Mirë e Meral Aksener

65 vende për partitë më të vogla të majta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.