Përfundon takimi, Basha e Lu 60 minuta ‘kokë më kokë’


Ka përfunduar takimi i ambasadorit të SHBA-së, Donald Lu me kreun e PD-së Lulzim Basha.
Takimi mes tyre është zhvilluar në ambientet e selisë blu.
Basha dhe Donald Lu kanë zhvilluar një takim më të gjatë se 60 minuta, ku besohet se është diskutuar për situatën e fundit politike në vend dhe për hapat që do të ndërmarrë opozita në janar.
Takimi mësohet se është kërkuar nga vetë ambasadori Donald Lu, i cili ka dashur që të takojë kreu e opozitës, Lulzim Basha.
Gjithçka vjen 2 ditë pas zgjedhjes së Arta Markut si kryeprokurore dhe protestës së opozitës, që solli edhe të plagosur, pasi policia i sulmoi protestuesit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



