PËRFUNDON TAKIMI I RAMËS ME DEPUTETËT TE ISH-VILA E SHOKUT ENVER
Ka përfunduar pas rreth 4 orësh takimi i kryeministrit Edi Rama me deputetët socialistë në ambientet e ish-vilës së diktatorit Enver Hoxha në ish-Bllok.
Rama është fotografuar teksa largohet në shoqërinë e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe është përshëndetur më pas me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Mësohet se në takim është folur për strategjinë elektorale duke filluar nga spotet deri te kalendari dhe agjenda.
Në takim u mor vendimi se fushata elektorale do të hapet zyrtarisht ditën e shtunë në orën 19:00 te Parku Olimpik.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco







