E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përgjaken rrugët e vendit, ja pamjet nga aksidenti i trefishtë
Lajme

Përgjaken rrugët e vendit, ja pamjet nga aksidenti i trefishtë

Një tjetër aksident ka ndodhur në vend. Në fshatin Shelq në Shkodër ka ndodhur një aksident i shumëfishte, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona, nga të cilët një është në gjendje të rëndë.

Moti i keq dhe me reshje shiu ka shkaktuar aksidente në disa akse të vendit, ndërsa raportohet për 9 të plagosur.

Sipas raportimeve, një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Lalarit në aksin Fier-Mallakastër, ndërsa të plagosur kanë mbetur drejtuesit e dy makinave E.R, 45 vjeç dhe K. K., 37 vjeç, banues në Patos, ndërsa i plagosur ka mbetur L.S 65 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Një tjetër aksident ka ndodhur në aksin Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Luzat”. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Dacia”, shtetasi K. Ç. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin tip “Seat”, shtetasi Xh. G. 19 vjeç, banues në Tepelenë.

Po ashtu edhe në autostradën Kukës-Morinë, shtetasi S. A., 44 vjeç, banues në Kosovë, duke drejtuar automjetin tip bot, të ngarkuar me çimento rifuxho, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti është përmbysur. Drejtuesi i automjetit është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Edhe në Shkodër, në fshatin Shelqet ka ndodhur një aksident, ku raportohet për 3 të plagosur, nga të cilët një në gjendje të rëndë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.