E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përgjigja e hidhur e aktivistes për Spiropalin: Mbiemri yt është kthyer në pasaportë të llumit njerëzor!
Publik News

Përgjigja e hidhur e aktivistes për Spiropalin: Mbiemri yt është kthyer në pasaportë të llumit njerëzor!

Ditën e sotme, në fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë, Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali,  i’u referua aktorëve dhe aktivistëve që mbrojnë Teatrin Kombëtar, si “trushpëlarë” që hiqen si “korifej”.

Një përgjigje e hidhur ka ardhur për Spiropalin nga aktivistja Elona Caslli. Ajo shkruan se mbiemri i Spiropalit, përdoret për të përshkruar një njeri me veti negative.

“Mund të shkruaj gjatë, por po vendos të të them vetëm diçka. Në këtë qytet mbiemri yt është kthyer në krahasim. Kur dikush do të përshkruajë një femër, e cila mishëron imoralitetin, vjedhjen dhe paditurinë thotë- Ajo është si Spiropali.Mbiemri yt është pasaportë e llumit njerëzor.

Ndaj, veç mëshirës për ty si femër, nuk mund të ndihet gjë tjetër. Të quaj femër, sepse ti nuk mund të ngrihesh kurrë në nivelin e një gruaje. Ti e ndot fjalën grua, Spiropali.

Post Scriptum- Ti përfaqëson atë çka një grua nuk duhet të jetë kurrë“, shkruan aktivistja.

Vendimi i Ramës dhe Veliajt pë të çuar përpara planin për shembjen e Teatrit Kombëtar, pritet të sjellë përplasje të forta. Sigruisht, në këtë debat nuk mund të mungonte zonja Spiropali, e cila sa herë bëhet fjalë për çështje të nxehta, gjen një mori epitetesh për t’ua vendosur të gjithë atyre që janë përballë Rilindjes dhe Skënderbeut.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.