Përgjimet/ Dako i vendosur: Ne i mirëpresim personat e dënuar të kontribuojnë në fushatë
Vazhdon të shokojë Vangjush Dako me mbrojtjen që i bën Astrit Avdylajt, ku edhe sonte në Report Tv e ka cilësuar si një gjë krejt normale që të vijnë të japin kontributin e tyre për një parti edhe persona të dënuar.
“Këta janë njerëz që mendojnë që mund të japin edhe ata një kontribut që i shërben votës. Dhe shumë njerëz që janë në dyzim dhe vendosin në momentet e fundit edhe ai ndërmjetësi shkon dhe jep votën e vetë. Dhe ne politika na intereson kjo gjë. Ne e mirëpresim qoftë edhe njeriun e dënuar edhe njerëz që kanë pasur probleme me ligjin. Ka pasur edhe deputete që kanë shkuar edhe në burgje për të kërkuar votat’, tha Dako.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



