E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përgjimet/ “E ke të vështirë që nga i akuzuar të kthehesh në akuzues”- Gjekmarkaj i kthehet Ramës: Jeni i sigurt që në përgjime….
Politikë

Përgjimet/ “E ke të vështirë që nga i akuzuar të kthehesh në akuzues”- Gjekmarkaj i kthehet Ramës: Jeni i sigurt që në përgjime….

Pedagogu Agron Gjekmarkaj u përfshi në debate me kryeministrin Edi Rama në lidhje me dosjen 339, duke bërë një krahasim me publikimin e përgjimeve në Austri ku zëvendës kancelari dha dorëheqjen.

 

Gjekmarkaj e pyeti kryeministrin nëse ishte i sigurt që nuk ishte përfshirë në përgjime për blerje votash.

Pjesë nga debati në “Real Story”:

Gjekmarkaj: Zv/kancelari i Austrisë dha dorëheqjen pas publikimit të përgjimeve.

Rama: Shumë serioze është situata.

Gjekmarkaj: E ke të vështirë që këtë proces nga të akuzuar ktheheni në akuzues.

Rama: Gazeta i ka marrë gati.

Gjekmarkaj: Komplot revizionist. Si Enver Hoxha.

Rama: Unë Enver Hoxhën e kam varrosur i pari.

Gjekmarkaj: Mentalitetin nuk e keni varrosur.

Rama: Zv/kancelari i Austrisë u kap duke bërë një pazar gjigant gjeostrategjik.

Gjekmarkaj: Përgjime ishin!

Rama: Në telefon mua po të më përgjosh dal person që bërtas, jam i drejtpërdrejtë.

Gjekmarkaj: Jeni i sigurt që nuk do të dilni në dosjet e ardhshme?

Rama: Lëre tani… (i bie tavolinës). Ajo që t’i thua opozitë është kazani më i madh ndotës në Shqipëri. Është tjetër gjë zv/kancelari i Austrisë dhe tjetër gjë që unë i neveris. “O vlla, do vij atje”, ky është nivel muhabeti për të dëgjuar këngën siç do ai tjetri. A ka pasoja? Këtë do ta thotë hetimi dhe nuk e thua ti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.