E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përgjimet në Komisariat i nxorrën zbuluar për grabitjen e 500 mijë eurove të drejtoreshës se Ahmetajt
Lajme

Përgjimet në Komisariat i nxorrën zbuluar për grabitjen e 500 mijë eurove të drejtoreshës se Ahmetajt

Rozeta dhe djali i saj Havier kanë arritur të marrin nga shtëpia e Klosit, në Rrugën e Kosovarëve në Tiranë, 524.800 euro, 8500 dollarë dhe 368.000 lekë të rinj si dhe aksesorë flori

Shuma e parave është vjedhur së bashku me kasafortën e lëvizshme që Alda Klosi mbante në shtëpinë e saj në kohën që ajo ka qenë në SHBA.

Pastruesja Rozeta duke përfituar nga mundësia e të paturit një kopje të çelësit të shtëpisë ka kryer vjedhjen në bashkëpunim me djalin e saj.

Ky i fundit e ka ndihmuar mamanë për të lëvizur kasafortën që Alda Klosi mbante në shtëpi. Pastruesja ka qenë në dijeni të faktit se brenda në kasafortë kishte një shumë të madhe eurosh, pasi sipas saj, e kishte parë disa herë pronaren e shtëpisë të hapte kasafortën në prezencë të saj.

Pasi Rozeta dhe djali i saj kanë kryer vjedhjen, ata kanë bërë rrëmujë shtëpinë për t’u dukur si vjedhje nga të tjerët dhe më pas janë larguar.

Kasafortën e kanë hapur në shtëpinë e tyre dhe pasi kanë nxjerrë paratë i kanë fshehur në ambientet e saj. Policia ushtroi një kontroll në shtëpinë e tyre, ku ditën e parë gjeti shumën prej 120 mijë euro.

Por nënë e bir janë përgjuar brenda në dhomat e shoqërimit të komisariatit, ku kanë folur se si policia iu ka gjetur vetëm 120 mijë euro, por jo shumën tjetër të fshehur prej tyre në tubin e aspiratorit. Kaq ka mjaftuar që policia të rinisë kërkimet dhe të gjejë shumën prej 404.000 dhe vlerave të tjera monetare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.