E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përgjimet  zbuluan Marjetën: ‘Të djeg, siç dogja Menduhun’
Publik News

Përgjimet zbuluan Marjetën: ‘Të djeg, siç dogja Menduhun’

Marjeta Karaj u zbulua nga përgjimet pasi kërcënoi një tjetër borxhli

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Gazmend Ngotën dhe Marjeta Karajn, të akuzuar për vrasjen e 61-vjeçarit Menduh Kurt-Deda në vitin 2017, duke e djegur të gjallë në Kodër Shupal.

Para gjykatës e dyshuara Karaj ka mohuar krimin.

I dyshuari Ngota e ka pranuar ngjarjen gjatë deklarimeve në polici. Në gjykatë avokati i Karajt ka pretenduar se Ngota është përdorues i narkotikëve dhe i pabesueshëm.

Zbulimi i ngjarjes ka ardhur për shkak të një përgjimi të Marjeta Karajt, e cila një tjetër personi që i kishte borxh, i ka thënë “të djeg, siç dogja Menduhun”.

Ngjarja ndodhi në vitin 2017, kur 56-vjeçarja së bashku me të birin, Besmir Karaj, 34 vjeç dhe shokun e tij Gazmir Ngota, 39 vjeç, e futën me forcë në makinë Menduh Kurt-Dedën dhe pasi e keqtrajtuan fizikisht e çuan në një zonë pyjore në Kodër-Shupal ku e lidhën me litar dhe e dogjën për së gjalli.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.