E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përjashtimi i Berishë, Basha  isha i detyruar
Publik News

Përjashtimi i Berishë, Basha isha i detyruar

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar sot në dalje të Kuvendit deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha pas përjashtimit nga grupi parlamentar demokrat.

Basha u shpreh se dhimbja për vendimin i është dyfishuar për shkak të gjuhës së përdorur nga Berisha.

“Kam ndjekur me dhimbje të madhe reagimin e doktor Berishës, konsideratën për të cilin e kam shprehur në mënyrë të plotë dhe të qartë mbrëmë dhe asaj nuk i lëviz asnjë presje. Dhimbja që ndjej në nivel personal dhe njerëzor për vendimin që u detyrova të marr dje është dyfishuar sot nga gjuha e përdorur nga z. Berisha. Shpresoj dhe uroj që koha të jetë ilaçi më i mirë, dhe të gjithë të fokusohemi te armiku i vetëm që është regjimi i Edi Ramës, problemi kryesor për të sotmen dhe të nesërmen e shqiptarëve”, tha Basha.

PRONONCIMI 

Gazetarja: A duhet të kishit dhënë dorëheqjen?

Lulzim Basha: Më lejoni ta mbaroj. Por kjo është një betejë që i takon çdo shqiptari dhe ku çdokush duhet dhe jam i sigurtë do të bëjë pjesën e vet.

Gazetarja: Zoti Basha po ju nisët një betejë me Sali Berishën. Ai ka deklaruar se do t’ju heqë ju nga partia.

Lulzim Basha: Kam ndjekur me dhimbje të madhe reagimin e doktor Berishës, konsideratën për të cilin e kam shprehur në mënyrë të plotë dhe të qartë mbrëmë dhe asaj nuk i lëviz asnjë presje. Dhimbja që ndiej në nivel personal dhe njerëzor për vendimin që jam detyruar të marr dje, është dyfishuar sot nga gjuha e përdorur nga zoti Berisha, por shpresoj dhe uroj që koha të jetë ilaçi më i mirë dhe të gjithë të fokusohemi te armiku i vetë i Shqipërisë dhe i shqiptarëve që është rregjimi i Edi Ramës, problemi kryesor për te sotmen dhe të nesërmen e shqiptarëve.

Gazetarja: A ka një pazar mes ju dhe zotit Rama siç thotë zoti Berisha?

Lulzim Basha: Edhe njëherë shpreh keqardhjen e thellë që tezat e kundërshtarit të vetëm, timin, të Partisë Demokratike, të çdo shqiptari të ndershëm, të Edi Ramës, sot i kam dëgjuar të artikuluara nga goja e një njeriu, vlerësimin për kontributin e të cilit e kam dhënë dje i qëndroj edhe sot.

Gazetarja: A rrezikon Partia Demokratike të përçahet zoti Basha?
Lulzim Basha: Partia Demokratike nuk ka rrugë tjetër nuk ka rrugë tjetër përveçse e bashkuar ti prijë kësaj beteje për shqiptarët dhe për Shqipërinë. Ju faleminderit!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.