E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përjashtohen deputetët e opozitës pas  kaosit në KUVEND
Lajme

Përjashtohen deputetët e opozitës pas kaosit në KUVEND

Komisioni i Etikës ka shqyrtuar kërkesën e grupit të PS-së për përjashtimin e deputetëve të opozitës nga seancat parlamentare dhe komisionet.

Komisioni i Etikës ka vendosur përjashtimin e Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës me 10 ditë nga Kuvendi, ndërsa Bledion Nallbati dhe Asllan Dogjani janë përjashtuar nga Kuvendi për 5 ditë.

Përjashtimi vjen pas kaosit që deputetët kanë bërë në Kuvendin e Shqipërisë dhe bllokimin e Komisioneve Hetimore.

Pak më parë në komisionin për Reformën Zgjedhore ka pasur përplasje dhe debate të forta mes Nokës, Bardhit dhe Damian Gjiknurit, ku anëtarët e komisionit u detyruan të largohen pasi në kushte të tilla nuk mund të mbahej mbledhja.

Nga ana tjetër ushtari i Lulzim Bashës, Enkelejd Alibeaj, nuk shkoi në mbledhje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.