E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përmbyset automjeti i tonazhit të rëndë në aksin Përrenjas -Librazhd, paralizohet qarkullimi
Flash

Përmbyset automjeti i tonazhit të rëndë në aksin Përrenjas -Librazhd, paralizohet qarkullimi

Video

Një automjet i tonazhit të rëndë është përfshirë në një aksident të frikshëm në rrugën kombëtare Përrenjas -Librazhd rreth orës 06:45. 

Automjeti fillimisht gjatë ecjes është anuar në të majtë të drejtimit të lëvizjes dhe si rezultat i shpejtësisë është përmbysur në të gjithë gjerësinë e rrugës në vendin e quajtur “Ura e Xhyrës”.

Dëshmitarët të cilët ndodheshin në anë të rrugës kanë përjetuar momente tmerri pasi vendi ku ndodheshin shërben edhe si “stacion” për pasagjerë në këtë aks rrugor. Fatmirësisht nuk ka pasur të dëmtuar pasi automjeti ndërsa po shkonte drejt tyre është devijuar pak majtas dhe përmbysur para syve të tyre në rrugë duke “paralizuar” qarkullimin. Ndërkaq policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po hetohen shkaqet që sollën aksidentin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.