E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përmbytjet në Lezhë, rrugë të pakalueshme, dhe më shumë se 1300 mijë hektarë tokë nën ujë
Publik News

Përmbytjet në Lezhë, rrugë të pakalueshme, dhe më shumë se 1300 mijë hektarë tokë nën ujë

Sipas të dhënave të fundit në zonat problematike të Bashkisë Lezhe ka patur ulje te nivelit te ujit që përmbyti toka e banesa.

Syri tv mëson se rruga që lidh fshatin Blinisht – Superstradë (Lezhë-Shkodër) vazhdon të jetë e pakalueshme si rezultat i prezencës së ujit.

Ka 500 ha sipërfaqe toke të përmbytura në fshatin Torovicë, njësia administrative Balldre, 800 ha në njësinë administrative Dajç dhe Blinisht, bashkia Lezhë.

Ja njoftimi për situatën në Lezhë:

Situata në territorin e Qarkut Lezhë ora 8:00, datë 22.11.2022

Në territorin e qarkut gjatë mbrëmjes deri sot në mëngjes kemi patur rreth 20 mm reshje.

Situata e deritanishme paraqitet si mëposhtë:

Në njësinë administrative Dajç, bashkia Lezhë, kemi ulje të nivelit të ujit me rreth20cm.

Ura që lidh fshatin Gjadër me Zojs-Gramsh është e kalueshme dhe për mjetet e vogla.

Rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) vazhdon të jetë e pakalueshme si rezultat I prezencës së ujit në trupin e rrugës, kurse rruga që lidh fshatin Blinisht-Baqel është e kalueshme plotësisht.

Kemi rritje të nivelit në trupin e rrugës në fshatin Piraj, e cila është bërë e pakalueshme nga mjetet.

Nga ana  e Kryqit të Kuq, dega Lezhë janë dhënë ndihma ushqimore për 1 familje të evakuar në fshatin Mabë.

Në fshatin Kakarriq vazhdon të  kemi prezencë në 4 banesa, edhe pse niveli I ulit po vazhdon të ulet.

Kemi 500ha sipërfaqe toke të përmbytura në fshatin Torovicë, njësia administrative Balldre, 800ha në njësinë administrative Dajç dhe Blinisht, bashkia Lezhë.

Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe pandërprerje. Konkretisht  Droje, Shllinza, Tale, Ishull Shëngjin, Grykë Zezë, Gocaj nivelet e ujit janë nën kuota kritike  dhe hidrovori Balldre rreth -1.2 m.

Lumi Drin është në kuotën +1.15 m nga +2.0 m kuote kritike.

 Lumi Gjader ka kuota të larta, ndërsa lumi Mat ka rritje të kuotave port ë papërfillshme.

Në bashkinë Mirditë dhe Kurbin nga strukturat e MC nuk raportohen problematika.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.