E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përmbytjet/ Shtohen qendrat shëndetësore 24 orëshe
Lajme

Përmbytjet/ Shtohen qendrat shëndetësore 24 orëshe

Referuar situatës së përkeqësuar të motit, kryesisht në jug të vendit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka zgjeruar shërbimin 24 orësh për Qendrat Shëndetësore në të gjitha zonat ku ka emergjencë për shkak të përmbytjeve.

Krahas shërbimit spitalor dhe urgjencës kombëtare, nga ky moment, ka nisur funksionimi i qendrave shëndetësore me shërbim 24 orësh në qarkun e Fierit, konkretisht në qendrat shëndetësore Frakull, Mbrostar, Topojë, Levan, Derven si dhe qendra shëndetësore në Bashkinë Roskovec dhe Strumë, ku po shërbejnë 32 mjekë, 113 infermierë dhe 7 ndihmës epidemiologë.

Po ngrihet shërbim 24 orësh gjithashtu edhe në qendrat shëndetësore të qarkut të Vlorës dhe Gjirokastrës.

Ndërkohë, Njësia e helikopterëve vijon të jetë në gadishmëri të plotë për çdo ndërhyrje të nevojshme. Më herët, të gjitha strukturat shëndetësore kanë aktivizuar planet e emergjencës, duke siguruar shtim të kapaciteteve në rast nevojë për të përballuar një rritje të sëmundshmërisë apo ngjarjeve të tjera që kanë lidhje me situatën e krijuar; sigurimin e barnave dhe materialeve mjekësore për çdo fluks potencial emergjence; sigurimin e energjisë, ujit dhe ngrohjes së spitaleve. Nga ana tjetër, drejtoritë e shëndetit publik po monitorojnë situatën në kuadër të garantimit të masave për shëndetin publik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.