Përmirësohet gjendja e avokatit Sokol Mëngjesi; mjekët sot do ta zgjojnë nga koma
Avokati Sokol Mëngjesi ka një përmirësim të gjendjes së tij shëndetësore. Pas skanerit të kryer mëngjesin e sotëm, mjekët vënë re një gjendje të përmirësuar edhe pse ende ndodhet në koma.
Shefi i Neurokirurgjisë në spitalin e Traumës, Fatos Olldashi tha ditën e sotme do të provohet zgjimi i avokatit për t’u nxjerre nga gjendja e komës.
Avokati i Sali Berishës u dhunua mëngjesin e të mërkurës së 29 majit, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.
Sapo la fëmijën në kopësht disa persona goditën avokatin duke e lënë të shtrirë në tokë pa ndjenja në dyert e jashtme të kopshtit nr.31 në kryeqytet.
Dritan Nano, është porositësi i sulmit të avokatit Sokol Mëngjesi.
Ka qënë Dorian Aliaj, një nga autorët e vetëdorëzuar të sulmit i cili deklaroi në dëshminë e tij para hetuesve se Dritan Nano e kishte porositur sulmin, dhe se autorët e kishin kryer porosinë për miqësi.
Sakaq vetë Nano ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se nuk është ai organizatori dhe se nuk ka lidhje me ngjarjen.
Autorët përballen me akuzën e plagosjes së rëndë me dashje të avokatit Sokol Mëngjesi. Në kërkim mbeten Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



