Përmirësohet shëndeti i Imzot Frendos, KISH: Ndihet shumë më mirë pasi u infektua me COVID-19
Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë ka dhënë informacion lidhur me gjendjen e Imzot George Frendos, Arqipeshkvin i cili pas infektimit me COVID-19 u dërgua për kurim në Bari të Italisë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale bëhet me dije se Imzot Frendos është drejt rikuperimit të plotë dhe se situate e frumëmarrjes po bëhet gjithnjë e më mirë.
Ndërkohë, para Imzot Frendos për mjekim të specializuar jashtë vendit u nis Kryepeshkopi Anastas Janullatos. Ai u dërguar me urgjencë disa ditë më pare në Athinë, më pas është njoftuar se Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore është nisur në Turqi. Tre njerëzit e fesë janë prekur nga covid-19.
Njoftimi i plotë i KISH:
Tashmë me komunikimet e përditshme që kemi me Arqipeshkvin Metropolit SH. T. Imzot George Frendo, informojmë se gjendja fizike e tij është drejt një rikuperimi të plotë, po ashtu edhe situata e frymëmarrjes po bëhet gjithnjë e më autonome.
Falënderojmë Zotin për shëndetin e tij dhe vazhdojmë të lutemi për këdo që në këto momente po përballet me një sëmundje të tillë dhe për çdo operator sanitar i angazhuar në kujdesin ndaj të sëmurëve.
Zyra e Shtypit e KISH
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



