Përplasen dy automjete, 6 persona të plagosur, 2 në gjendje të rëndë
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Milot, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në pranë urës mbi lumin Drin, në Ishull Lezhë, ndërsa për pasojë është bllokuar edhe superstrada.
Të aksidentuarit, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur, janë dërguar menjëherë në spital, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



